Wednesday, February 6, 2008

Arvanitët-Arbërorë - Një Popull i Harruar:


Arvanitët-Arbërorë - Një Popull i Harruar:
11 Kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare

Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqesim në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografie për më gjerë. Dhe këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë…



Historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Gjithnjë nga historia kemi mësuar se shqiptarët kanë bërë karrierë udhëheqëse politike në Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por shumë pak është shkruar dhe folur që shqiptarët ose grekët me origjinë shqiptare ishin shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë. Prandaj për lexuesit sot kemi zgjedhur të paraqesim biografitë të disa kryeministrave të shtetit Grek që ishin arvanitas. Qëllimi është për të ndriçuar rolin historik që luajtën arvanitasit për drejtimin e mbretërisë dhe shtetit grek. Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqesim në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografie për më gjerë. Dhe këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Arvanitasit, këta luftëtar trima, heronj të Kryengritjes të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejtë zhvillimit të jetës europiane. Shumica e kryeministrave të Greqisë që ishin arvanitas janë me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar dhe banohen edhe sot me shumicë nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj. Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit. Arvanitasi tjetër Dhimitër Vulgari pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë. Po ashtu Kryeministër të Greqisë kanë qene edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili më tej u zgjodh dhe Kryetar i shtetit grek. Kryeministër i Greqisë ka qenë edhe anëtari i Akademisë së Athinës Aleksandër Diomidhis për të cilin kemi shkruar në biografitë e arvanitasve që ishin anëtarë të Akademisë greke. Ai u zgjodh Kryeministër i Greqisë më 30.6.1949 deri më 6.1.1950. Pra historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Por sot pozicioni i gjuhës, kulturës dhe i traditave të tyre nuk e meritojnë vendin që u ka lënë shtetin grek. Ku çdo gjë që ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nëpër bodrumet e harresës për të mos dalë më në dritë e vërteta e tyre që janë zotër të Greqisë.


1. Gjergj KUNDURIOTI (1782-1858)
lindi në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që ia dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen të Kryengritjes të 1821. Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë(1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë(1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë(1846-1847). Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës. U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Otton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë së Greqisë më 1856.Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.

2. Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli. Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke,më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854. Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.

3. Dhimitër VULGARI (1801-1877) lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit. Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë, dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës. Vdiq më 1877 në Athinë.

4. Athanas MIAULI (1815-1867) lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Otton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër i Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862.Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

5. Pavlo KUNDURIOTI (1855-1935) lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral. Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913.Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës. Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më1926.Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh përsëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

6. Petro VULGARI (1884-1957) lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetësve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8- 4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër. Ai vdiq në Athinë më 1957.

7. Diomidh QIRIAKO (1811-1869) lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studioi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuese. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë. Vdiq në Itali në vitin 1869.

8. Emanuil REPILI (1863-1924) lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917 deri 3-1-1918. Vdiq në Kranidhi më 1924.

9. Aleksandër KORIZI (1885-1941) lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nëpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau veten.

10. Kiço XHAVELl (1801-1855), në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithëse si, më i rëndësishmi i Xhavellave që morën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Kollokotroni thoshte: ‘’Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria. Kiço Xhavella u rrit në Kofuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas marrëveshjes të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakananidhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, pavarësisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikëqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Kiço Xhavella shërbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrojtjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Sot pjesëtarët e fisit të Xhavellave i kemi në Shqipëri, Greqi, SHBA dhe Australi. Ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ndryshuar mbiemrin nga Xhavella në Tasho. Trashëgimtarët e fisit të Xhavellave çdo 6 gusht mblidhen në Melesin në kishën e Shën Sotirit ku festojnë së bashku dhe kujtuar të parët e tyre. Xhavellasit kanë qenë pjesëtarë edhe të gardës së Skënderbeut.

11. Jonani Teodor Kolokotroni (1804-1868) lindi më 1804 në Zakintho. Që në moshë të re 17 vjeçare mori pjesë në kryengritjen kundra turqve. Mori pjesë në disa beteja të mëdha për çlirimin e Greqisë si në Tripoli, Navplio, dhe luftoi përkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri në vrasjen e tij. Pas kësaj Joani u kthye në Peloponezi për të luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetër Joani Kapodistrisë dhe u burgosmë vonë nga kundërshtarët politik që kundërshtoni ardhjen e mbretit Otton. Në vitin 1836, kur Greqinë e udhëhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisë së tij. U zgjodh Kryeministër i Greqisë në vitin 1862 dhe luftoi për të mbrojtur mbretin Otton të cilët kundërshtarët politik donin ta rrëzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretëror u largua për në Itali. U rikthye në Greqi pas ardhjes të mbretit Gjeorgjit të Parë. Vdiq më 20 maj 1868.

___________________________________________________


* - Këngët e vjetra arvanite-arbërore që burojnë nga thellësitë e shekujve, Vallet karakteristike arvanite - vallja çame, Veshjet karakteristike të arvanitëve - Fustanella, Ritet dhe Vajet, Këngët e trimave dhe të luftës si dhe zonat ku shtrihen dhe gjenden 900 katundet arvanitëfolëse-arbërore në Greqi përshkruajnë një epope të tërë-Epopenë e një populli të harruar-të lënë në harresë për shekuj me radhë.

- Ne jemi katandisur kështu thonë personazhet e dokumentarit sepse nuk kemi krye, askush s'kujdeset për kulturën tonë, asnjë institucion nuk na përkrah.




Ministrja e Kultures Melina Merkuri,
arvanitase, i jep çmimin studiuesit arvanitas Jani Gjika per librin "Kastra- Udhetime" 1987




Valle Arvanitase

- Librat kushtuar arvanitëve - arbërorë të Greqisë, dhe se si është ruajtur gjuha deri tani, Diktatura e Hudës greke që ndaloi me dhunë të flitej gjuha ndër arvanitët-arbërorë të Greqisë, Momenti i vëllazërimit të arvanitëve të Greqisë dhe ngritja e shtetit modern të Greqisë, lufta e Mesologjit dhe shumë momente të tjera historike tronditin, duke na treguar se sa popull i madh kemi qenë dhe sa i coptuar jemi tashmë.

- Admirali i flotës detare, Kundurjoti, me origjinë Arbërore i urdhëron marinarët në greqisht po askush s'kuptonte - atëherë admirali thërret

- ZJARR MORE DJELMA! Atëherë marinarët kuptuan dhe u ndez lufta, - rrëfen Ljapi.


Djalosh Arvanitas

- Gjuha e vërtetë është arbërishtja thotë Jorgo Gjeru, Arbëror nga Kryekuqi, - fjala arvanite është fjala greke siç na thërrasin grekët këtu. Tashmë gjuha arbërore tek arvanitët-arbërorë të Greqisë po shuhet, ndërkohë që deri vonë kishte pleq që s'dinin fare greqisht. Gjuha arbërore është pasardhësja e gjuhës së pellazgëve pohojnë të gjithë studiuesit në dokumentar.

- 900 Katundet dhe gjithë Ishujt arvanitfolës të Greqisë, si edhe lidhja e vendosja e tyre me zonat antike të Greqisë është e padiskutueshme fakt nga i cli lind një pyetje:

- Janë autoktonë, apo janë pakicë kombëtare Arvanitët - Arbërorë të Greqisë? Mos ka ardhur koha që kësaj ti jepet një përgjigje zyrtare?

nga ARBEN LLALLA

Aristidh Kolia ne shtratin e vdekjes,
prane tij studiuesi Arben Llalla
autor i shkrimit te mesiperm..

PROFECIA E ARISTIDH KOLES

Profecia e Aristidh Kolës
dhe zbulimet në Prespë

Nga Albert HITOALIAJ



Prespa përsëri ka tërhequr vëmendjen e arkeologjisë
botërore. E themi këtë, sepse nuk është hera e parë që nga kjo zonë me një natyrë të magjepsëse dhe biodiversitet mahnitës, të vijnë lajme për zbulime të rëndësishme arkeologjike. Banorët e saj më besnikë dhe më të rrallë, pelikanët dalmatë ose pelikanët me xhufkë (kjo specie unike dhe nën ruajtje), nuk mund të tregojnë asgjë për këtë vend, i cili duket se ka filluar të nxjerrë në dritë të vërteta të harruara. Para dy vjetësh, saktësisht në 2 tetor të vitit 2006, një reportazh i Radio Televizionit të Maqedonisë (publikuar edhe në faqen zyrtare të tij) niste me një titull sa të thjeshtë aq edhe intrigues: "Venecia e harruar maqedonase, shfaq objekte prehistorike". Bëhej fjalë për qendrën kulturore në Resen dhe disa varka që kishin një moshë rreth 4000 vjeçare. Këto varka ishin përdorur nga banorët prehistorikë të Prespës. Të ndërtuara nga një trung i vetëm, ato janë punuar me një lloj peme karakteristike për zonën e Prespës, që rritet më së shumti në ishullin Golem Grad. Nakoleci është fshati i cili i ka dhënë titullin reportazhit, Venecia maqedonase dhe është vendi ku janë gjetur varkat . Krahas vërshimit të liqenit në vitin 1960, i cili i detyroi për disa kohë banorët që të lëviznin në rrugët e dikurshme me varka, janë edhe disa shtëpi shekullore të ndërtuara mbi trungje pemësh, ato që bëjnë lidhjen e emrit me Venecian. Për të mos u zgjatur më shumë, janë dy citime të cilat vlejnë për t'u përmendur.
Dimitar Mucevski, një arkeolog nga Resen do të thotë në lidhje me këto varka të lashta druri se, "Në 28 vitet e profesionit tim, nuk kam dëgjuar për këto lloj varkash. Di që arkeologë të huaj kanë zbuluar varka të tilla të drunjta në varret e faraonëve, por askush nuk më ka vënë në dijeni për thesare të tillë që ndodhen këtu në Maqedoni. Janë varka të bëra nga një trung i vetëm peme." Ai i quan thesarë këto varka të Epokës së Gurit, por është ndoshta me pikëpyetje mirëmbajtja apo ruajtja e çdo objekti arkeologjik të gjetur në Maqedoni, pasi sipas një paraqitjeje të arkeologut tjetër, Viktor Lilcik, ka rreth 10 000 zona arkeologjike në Maqedoni, por janë të ruajtura vetëm rreth 150 prej tyre. E ndoshta kjo tregon se përse ky zbulim prehistorik nuk është i shënuar në asnjë vend. Ky ishte edhe shqetësimi mbi të cilin ishte ndërtuar ai i reportazh i vjeshtës së vitit 2006.
Zbulimi i fundit i Prespës, i asaj pjese që ndodhet brenda kufirit të Republikës së Shqipërisë, është po aq intrigues, e akoma më shumë, sesa zbulimi i varkave në Maqedoni. Prespa po rezulton habitëse pasi vendbanimi i Prespës është më i madhi në Evropë, që vjen nga kjo periudhë e prehistorisë. Këtë gjë, sipas shtypit, e dëshmon edhe profesor doktor Petrika Lera, i cili drejton edhe punimet në këtë zonë. Një notë më të lartë sigurie jep edhe habia e arkeologëve francezë, të cilët janë të pranishëm në këto punime.


Megjithatë, fakti se i përket mijëvjeçarit të 5 para erës sonë, është një "llampë" e cila ndizet dhe të kujton studimin e studiuesit arbëror të palodhur, Aristidh Kolës. Jo më kot ai e përmend këtë zonë si vendbanim të rëndësishëm dardan. Tashmë arkeologjia duke se po vërteton të njëjtat përfundime që një studiues i palodhur i çështjes shqiptare, si ai, kishte nxjerrë prej kohësh.
"...Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (lexo: vendbanimin) e Dardanëve brenda kufijve etnikë të shtetit të sotëm grek, ("Historia e kombit grek", vëll.I, faqe 368), por unë mendoj se zona përreth dy Prespave dhe liqenit të Ohrit duhet të ketë qenë qendra e parë e vendosjes së Dardanëve dhe jo më në jug."-thotë Aristidhi në studimin e tij. Megjithatë ai nuk e lë deri këtu dhe nuk mjaftohet me kaq, por jep një "skicë" më të detajuar të kësaj çështjeje, si më poshtë:
"Pas një katastrofe natyrore, siç shënojnë burime të lashta, shumë Arkadë dhe mjaft Dardanë, të cilët banonin në zonat përreth liqeneve të Prespës dhe Ohrit, u detyruan të shpërnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e një përsëritjeje të saj u shtynë edhe më poshtë, drejt qendrës së Peloponezit. Të ardhurit e rinj i dhanë zonës atje emrin Arkadia. Një tjetër rrymë të shpërngulurish u drejtua për nga lindja. Përshkuan krahinën e Samotrakës dhe së andejmi u gjendën në Azinë e Vogël. Kur ndodhi kjo katastrofë? Askush nuk mund ta përcaktojë me siguri. Por siç dihet, të dy Prespat dhe liqeni i Ohrit lidhen nën tokë me njëri-tjetrin. Kjo është pikërisht shenja e dukshme e kësaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund të na e shpjegojë disi më mirë se kur ka ndodhur kjo. Sipas mitologjisë greke, Arkadët konsiderohen si fisi më i lashtë i pellazgëve. Po të kemi parasysh faktin se Troja e lashtë ka lulëzuar së paku 3000 vite para Erës së Re dhe se emërtori i saj ka qenë nipi i mitikut, Dardanit, atëherë mundemi të kemi një ide për kohën për të cilën flasim. Kjo do të thotë se Dardanët kanë mbërritur në Azinë e Vogël të paktën disa shekuj para këtyre 3000 viteve, ndërsa katastrofa në vendin e tyre duhet të ketë ndodhur gjithashtu shumë kohë më përpara. Siç theksuam, stacioni i parë i tyre ka qenë Samotraka. Do të kalonin shekuj që ata të shtyheshin më në jug. Të gjitha këto natyrisht nuk e ndriçojnë krejtësisht problemin, por vendosin një përfytyrim kohor të përafërt.
Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.
Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta.
E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan... "qytetërim të Vincës", sepse në fshatin Vinca, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.
Veç fakte e gjetje për atë qytetërim - dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët - ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t'i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të "Albanesische Studien", në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.
Arkeologët kanë sjellë tanimë në dritë afërsisht 200 simbole lineare, të cilat mund të jenë gërma, përfshirë patjetër edhe numra. Këto simbole u emërtuan nga Harald Haarmann "fillimi i shkrimit linear", nga Winn "pararruga e shkrimit horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit linear". Interesante është se disa simbole lineare të alfabetit të Hahn, janë të njëjta me ato që zbuluan arkeologët në Vinca. Kështu i ka publikuar të paktën H.Haarmann në veprën e tij "Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias nuk e kam të njohur nga ndonjë punim shkencor të derisotëm.
Në mitologjinë greke, e cila për mua nuk është përrallë, por një histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhëheqësi i popullsisë dardane, Dardani, nuk mund të jetë një personazh i rastësishëm, por bir i Dia-s (Zeusit), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vëlla i Harmonisë, gruas së Kadmit dhe të Jassionas, emra këta që lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithërave e të mistereve. Dardani, përsëri sipas mitologjisë greke, është i pari evropian që kaloi në kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atë vend, e bëhet udhëheqës dhe ndërtues i shumë qyteteve, popujve dhe etnive. Bash për këtë është quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do të bëhet emërvënës i qytetit të famshëm të Trojës dhe deri në epokën e Homerit mbretërit e këtij qyteti-mit do të quheshin edhe Dardanë. Sikundër kam përmendur edhe në librin tim "Arvanitët dhe origjina e grekëve", botim i vitit 1983, trojanët ishin edhe ata një fis pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj Akejve të Heladës, sikundër e përshkruan këtë fakt vetë Homeri dhe sikundër e vërtetojnë gërmimet arkeologjike. Kisha emërtuar Luftën e Trojës "të parën luftë civile ndërpellazgjike". Ishte më shumë një luftë midis pellazgëve veriorë dhe jugorë, pavarësisht se përplasja ndodhi në Azinë e Vogël. Në atë luftë Akejt sunduan Trojën, por ishin jo aq fitues. Pas shkatërrimit të qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kështu nisi shpërbërja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.
Gjurmët e dardanëve mund të hasen sot që nga Ballkani deri në Indi dhe disa dijeni për këtë të vërtetë historike duhet të kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, por të dhëna me peshë prej tij nuk jepen. Në kulmin e lulëzimit të Maqedonisë dardanët kishin rënë disi në përparimin e tyre. Por duke pasur parasysh lavdinë e dikurshme stërgjyshore, jo vetëm nuk e përkrahën Aleksandrin e Madh në fushatat e tij, por ndjenin për maqedonasit në përgjithësi një ndjenjë antipatie. Në asnjë rast nuk mund të prisnim nga Aleksandri që ai të pohonte se kishte ndjekur rrugët e stërlashta të tyre drejt Azisë, madje se i njihte mirë ekspeditat e Heraklinjve dhe Dionisëve drejt atyre vendeve. Unë, veçse, pas atyre ekspeditave mitologjike të Herakliut dhe Dionisit shoh vetëm Dardanët dhe Karetë. Në librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", që pres të botohet së shpejti nga shtëpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorët e vendit që më pas do të quhej Ballkan, kanë qenë djepi i qytetërimit botëror.
Shkaku që i bëri Dardanët të shquhen aq tepër me rolin e tyre në Ballkan, por edhe pothuajse në të gjithë Azinë, ishte jo vetëm kultivimi i grurit, por kryesisht përvetësimi prej tyre i teknikës së nxjerrjes e shkrirjes së metaleve, e cila u jepte mundësinë të prodhonin mjete mbrojtëse e sulmuese dhe të pushtonin ekonomikisht kështu lehtësisht Lindjen. Ky ndoshta do të ishte cepi i fillit të Arjanës, që do të shënonte nisjen e krijimit të dhjetëra e dhjetëra gjuhëve të gjalla edhe sot, apo të vdekura, të cilat do të fliteshin nga India e do përfundonin në Evropë. Për fat të keq, shkencëtarët evropianë, duke studiuar këto fakte, janë të detyruar të devijojnë nga e vërteta historike për shkak të tezës fantaziste të indoevropanizmit. Kjo tezë, duke lëvizur nga qorrsokaku në qorrsokak, krijon gjithmonë sensacione impresionante. Megjithatë, indoevropianizmi nuk mund të bindë edhe ata që kanë mendimin tjetër për këtë çështje..."-shkruan ndër të tjera Kola.

Ky studim ka qenë pjesë e punimit të Aristidh Kolës me titull "Ç'janë kosovarët për grekët". Ai bëri një punë të palodhur për çështjen shqiptare, pikërisht në ditët kur në Greqi, ashtu siç shprehet edhe ai vetë "..ato kohë të flisje kundër serbëve, të konsideronin këtu të paktën...tradhtar të kombit!". Duket se zbulimet e fundit, por edhe të tjera që priten të bëhen do t`i japin të drejtë këtij gjigandi të historisë së Ballkanit dhe jo vetëm. Duket se Apostulli i shqiptarizmës me veprën e tij të madhe që la, nuk paska folur me gjuhën e pasionit kombëtar, siç e akuzonin kundërshtarët mjeranë jo të paktë të tij, por me logjikën e ftohtë të shkencëtarit e të njeriut erudit. Në Ballkan jemi, e edhe Aristidh Kola nuk mund të përbënte përjashtim. Si të gjithë bashkëgadishullorët e tij të mëdhenj, edhe atij i është ruajtur vlerësimi e vendi për më vonë, shumë kohë pas vdekjes. Ndoshta për të do të flasin vetë "gurët" e këtij gadishulli, ndoshta vetëm ata do t`i japin të drejtë atij. Sepse shqiptari Aristidh Kola ishte një gur i rëndë i këtij gadishulli, një gur i çmuar që nuk e lanë të jetojë gjatë. Por lind pyetja: Ku do të fshihen guralecët, pseudohistorianët që arnuan e mballosën historira të pafundme me veladonë, raso, e kamillafë, në shërbim të doktrinave që janë të destinuara të vdesin e i kanë ditët e numuruara? Siç e ka vërtetuar Historia, në…vrimën e miut!...

Gazeta NDRYSHE, Tirane, e Marte, 22 Janar 2008

Monday, April 23, 2007

URAT E ARISTIDH KOLIAS











URAT E ARISTIDH KOLIAS
esè
KOLEC TRABOINI

Aristidh Kolia ishte arvanitasi me fat tragjik në mes të dy dashurive të tij të mëdha për dy popuj, dy shtete, që ende, si atavizëm historik, kishin në mes tyre një mal me urrejtje.

Një pensionist në Tiranë, që kërkon të terheqë vemëndjen e lexuesve, duke denigruar një prej figurave më të shquara të arvanitasve-arbëreshëve të Greqisë, ka hedhur në letër të parat fjalë që i kanë ardhur ndër mënd. Është ndodhur, ta zëmë, si në aforizmat e librit të Dritero Agollit "Shkelqimi e rënia e shokut Zylo", "Ti je murë i lartë por unë të heq gurin e fundit" se ja ku, e zeza mbi të bardhë, në gazetën "Sot" shfaqen meditimet pleqërore fort të zymta të vetdeklaruarit pensionist Petrit Bidoshi, që e konsideron Aristidh Kolian asgjë më pak se përçues i ideve të megaloidhesë greke ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kur vjen puna për të vlerësuar qëndrimin e Aristidh Kolias përkrah popullit të Kosovës e kundër gjenocidit të falangave të Millosheviqit, bash atëherë kur tërë Greqia ishte proserbe, Bidoshi e kalon si një gjë të thjeshtë. Harron ky se pikërisht kjo sfidë e jashtëzakonëshme publike proshqiptare e Aristidh Kolias do ti sillte si pasojë tragjike vdekjen e tij.
Ja çfarë pohonte në fund të jetës së tij Aristidh Kolia për situatat që përballonte kur në opinionin publik grek mbronte me kurajo të jashtëzakonshme popullin shqiptar të Kosovës: “Përsa i perket betejës së kanaleve( televizive-shënimi im KT), e dija se shkoja në gojën e ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flisja kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mia. Shkoja i ndërgjegjëshem për të gjitha ato veshtirësi…” (Gazeta Albanian Mail, Londer).
Mirëpo këto i harron Bidoshi i Tiranës, që mesaduket nuk ka lexuar fare gazete a libra në vitin 1999, a të ketë dëgjuar për parullat shkruar nëpër tërë muret e qëndrës së Athinës "Aristidh Kolia tradhëtar… Aristidh Kolia në litar". Nuk besoj se ato parulla i kanë shkruar shqiptarët kundër atij, Aristidh Kolias pra, që, sipas Bidoshit, na paska qënë një grek me ide shoveniste ndaj kombit e popullit shqiptar.
O zot na i ruaj mënd e kokës…
Jo, këto qëndrime humane e proshqiptare të Aristidh Kolias, nuk paskan kurrfarë rëndësie për pensionistin e Tiranës, që ka pension të vogël, i mungon uji e drita, por tërë hallin e merakun e ka të gjejë ide të megaloidhesë tek Aristidh Kolia. Kërkon nëpër faqet e një libri voluminoz, ku pse jo, edhe mund të ketë ndonjë lapsus apo pasaktësi si në çdo libër studimor për epokat e hershme e shpesh të errta në historinë e popujve të Ballkanit. Kërkon me zulm e me ngulm të gjejë atë çfarë Aristidh Kolia nuk e inspironte kurrqysh. Aq më tepër është marrëzi të thuash që Aristidh Kolia kerkonte që Shqipëria të aneksohej prej Greqisë.
Idetë e Aristidh Kolias ishin të hapura e pa ekuivoke, të shprehura qartë si drita e diellit, se nuk ka popull më të afërt për grekët se sa shqiptarët dhe nga ana tjetër nuk ka popull më të afërt për shqiptarët se sa grekët në historinë e largët e deri në kohët më të vona, pavarësisht se sot të shfaqet një ekstrem e një largësi e paimagjinueshme, madje paradoksale në mes të këtyre dy popujve me histori fort të ngjashme.
Për më tepër ajo çfarë shprehet në kontekst historik, qindra apo mijra vjeçare, nuk ka si aktualizohet e të shitet si një ide e re dhe e fresket e kohës sonë. Aristidh Kolia i referohet kohrave më të hershme, epokës së pellazgëve prej të cilëve kanë buruar të dy popujt, edhe shqiptarët edhe grekët e këtu e gjen ai zanfillën e lidhjeve që kanë patur historikisht. Studiuesi arvanitas nuk e përdor termin popuj helen në kuptimin e ngushtë të kombit modern, siç e keqinterpreton Petrit Bidoshi, përkundrazi në një kuptim më të gjërë si një vazhdimësi e pellazgëve, pra i të njëjtit burim pellazgjik të shqiptarëve dhe grekëve.
Që të mos bjerë në vazhdimësi në keqinterpretime të tilla, z.Bidoshi është e udhës të lëçisë diç më shumë se vetëm një libër për arvanitët, të mësojë se edhe vetë shqiptari Ali Pashë Tepelena kishte idenë zanafillë, madje bëri përpjekje, për krijimin e një shteti të përbashkët shqiptaro-grek, pra nuk i shihte larg shqiptarët e grekët. Edhe Vasiliqine e bukur të shtratit e kishte greke. Vite më vonë, pas luftës ruso-turke, ku perandoria osmane u dobësua, ishte gjallëruar sërisht ideja për çlirimin e Shqipërisë dhe krijimin e një shteti grekoshqiptar, ide që kishte shumë përkrahës e kjo vinte nga ndikimi i madh që kishin udhëheqësit arvanitas në shtetin grek, ndër të cilët: Spiro, i biri i Gjergj Karaiskaqit, Jani i biri i Kollokotronit, pasardhësit e Xhavellëve dhe Boçarëve, Teodor Griva dhe Kiço Xhavella. Vlen të përmëndet edhe Dhimiter Noti Boçari, që më pas do të zgjidhej President i Lidhjes së Arvanitëve të Athinës. Kjo shoqatë në vitin 1899 do të bënte një shpallje në të cilën i bënte thirrje të gjithë shqiptarëve për tu ngritur për çlirimin e vendit nga pushtimi shekullor otoman. Për këtë akt, në vitin 1996 Aristidh Kolia ka botuar një libër studimor, “Një dokument historik i 1899 : Thirrja e Lidhjes Arvanitase”.
Ndër të tjera në këtë thirrje të firmosur nga Shehu, Marko Noti-Boçari dhe Kiço Xhavella,( të tre këta ishin suliotë) thuhet se “grekët para se të jenë grekë ishin shqiptarë, pra pellazg. Grekë do të thotë shqiptarë të qytetruar”, (Aristidh P.Kolia: “ I prokiriksi tou Arvanitikou Sindhesmou”, botim greqisht f.66, Thamiris, Athina 1996.)
Në studimin e vet Aristidh Kolia vinte në dukje se grekët e sotëm nuk e dinë se gjuha popullore, e rrugëve, e pazarit deri në vitin 1870 ishte arvanite, dhe deri në kohët e vona kjo gjuhë është folur në lagjen Plaka pranë Akropolit, zonë që ka qënë arvanitase që nga shekulli i 14 e deri në dhjetëvjeçarët e pas pavarësisë. (Vepër e cituar f.87.) Është për tu vënë në dukje, shton A.Kolia, se në vitin 1860 gazeta satirike “To Fos”(Drita), botonte poezi satirike arvanitase, pa e ndjerë nevojën e përkthimit në greqisht. Kjo sepse gjuha arvanitase flitej gjithandej madje edhe në pallatin mbretëror në epokën e mbretit Othon apo edhe të Gjeorgjit të parë. Një poet i asaj kohe, emri i të cilit është i panjohur, ka botuar një poemë të gjatë në gjuhën arvanite për princeshën Aleksandra. Në revisten “Besa” nr.34 që botonte Aristidh Kolia në Athinë, është ribotuar kjo poemë nga arvanitasi Jani Gjika.
Kjo ishte gjëndja , këto ishin mardhëniet, kështu mendonin shqiptarët e grekët e asaj kohe e ne me këto përvoja( makari të hidhura) që kemi sot, nuk mund ti gjykojmë strikt stërgjyshërit tanë dhe opinionet e tyre të dikurshme. Nuk mund ti themi, ta zëmë, trimit me nam Çelo Picari, çfarë deshe ti o Çelo që në krye të një çete luftetarësh shqiptarë more pjesë në kryengritjen e Thesalisë në vitin 1878 kundër pushtuesve otomanë, çfarë deshe ti o Çelo Picari në parlamentin grek, i veshur me fustanellë shqiptare, vajte tu marrësh dorën armiqëve shekullore, kryeministrit grek Harilao Trikupi (me gjak arvanitas dhe ky),…e pra sot o Çelo Picari, grekërit të kanë vjedhur trojet, historinë, madje edhe fustanellen.



Çelo Picari me fustanellë në parlamentin grek, në foltore kryeministri Harilao Trikupi.

Ky lloj gjykimi semplist i të shkuarës është vertetë një grotesk për kohën tonë aq me tepër kur pretendojmë të bashkjetojmë me tërë popujt e Ballkanit në Bashkimin Europian. Makari tia arrijmë asaj dite të ëndërruar.
Ne duhet ta marrim realitetin siç ka qënë e të perpiqemi të kuptojnë se çfarë ndodhte në atë epokë, kur shqiptarët e grekët qenë shumë afër e mund të themi më afër se kurrë, aq sa në parlamentin e parë grek më shumë se gjysma e përfaqësuesve flisnin arvanitika, pra shqip.
Edhe grekët e pranojnë shqiptarin Ali Pash Tepelena si promotorin e lëvizjes greke për pavarësi nga Turqia, por veç pas vrasjes së pashait nga turko-shqiptarët (se pashallarët shqiptarë nuk ja lanë gjithë “nderin” për vrasjen e Ali Pashait pushtuesve turq), zjarri u ndez në Greqi, ndërsa në territoret shqiptare Sulltani i kishte ende krahët e ngrohta prej besnikërisë prej qeni të bejlerëve shqiptarë, të cilët si lanë duart me pashain kryengritës, u ngutën e u përmutën, duke shkuar të shuanin kryengritjen për liri të një populli tjetër ballkanas. Kjo është një e vertetë historike e dhëmbshme, por si çdo e vertetë nuk kemi se si e fshijmë nga analet e historisë, paçka se na i bën me turp kasten e bejlurçinave që rronin vetëm me idenë se arnautët ishin e do të mbeteshin perjetë thjesht raja besnike të Turqisë. E historia rodhi si rrodhi. Grekët me krahët e gjakun e arvanitasve e fituan pavarsinë, ndërsa shqiptarët në saj të besnikërisë së krerëve injorantë, vazhdonin të mbeteshin edhe për një shekull tjetër nën dhunë e gjak, nën robërinë poshtëruese të hordhive të Azisë së Vogël.
Formimi i shtetit grek solli zhdukjen e vrasjen e udhëheqësve arvanitas, pikërisht ata që bënë revolucionin e sollën pavarësinë. Qarqet ultranacionaliste greke nuk ngurruan të helmonin në qeli madje edhe heroin kombëtar të Greqisë arvanitasin Teodor Kollokotroni, megjithëse ky kurrë nuk kish deklaruar origjinen e tij shqiptare. E vranë pas shpine heroin legjendar Gjergj Karaiskaqin, që fjalët e fundit të mallkimit ndaj vrasësit i lëshoi në gjuhën e arvanitasve, pra shqip. Edhe Bubulina, trimeresha e detit, po ashtu u vra, tinëzisht, pas shpine.
E tani si mund ti konsiderojmë këto figura që i sherbyen lirisë së popullit e kombit grek? Tradhëtarë?! Ah jo, zotërinj Bidoshë të Tiranës, historia nuk di të flasë me gjuhën e urrejtjes etnike, por të vertetës e të arsyes, të fakteve e të rrethanave. Ata që luftojnë për lirinë e popujve të tjerë, nuk mund të jenë tradhëtarë të popullit të vet. Aspirata për liri është universale dhe i kapërcen pragjet ultranacionaliste. Nga ana tjetër mendoj se nuk ka liri të plotë populli grek, sakohë që këto liri nuk ua njeh arvanitasve, etnive e minoriteteve të tjera brenda Greqisë. Por kjo normë, nuk vlen vetëm për Greqinë por për çdo shtet, popull e komb, edhe për ne shqiptarët gjithashtu…
Megaloidheja vertetë pushtoi tërë trurin grek, për të mos lënë hapsirë për arsye, as dëshirë për paqe e mirëkuptim në mes të dy popujve, por ajo, megaloidheja pra, nuk përfaqësonte dje dhe as nuk përfaqëson sot aspiratat e popullit të thjeshtë grek. Shovenizmi ishte tipar i qarqeve politike duke përfshirë dhe qëndrat fanatike të orthodhoksisë me frymë bizantine, që nuk ngurruan të masakrojnë madje edhe një prift mësues shqiptar, Papa Kristo Negovanin, që nuk e di pse ende nuk e shpallim shënjtor të orthodoksisë shqiptare, apo edhe për këtë duhet tu marrim leje grekëve?! Domosdo se i kemi në krye të Autoqefales, por ironikisht të miratuar nga shtetarët mendjeshkurtër shqiptarë.
Historia dihet, dihen edhe rrjedhimet, orekset, dhuna, gjaku. Dihet dinakëria e fqinjëve por dihet edhe miopia jonë, thënë më saktë i shtetarëve e politikanëve tanë, që sa i përket interesave kombëtare, na nxjerrin gjithnjë zbuluar e në pozita inferiore.
E tani që hendeku i madh në mes të dy kombeve është hapur aq i thellë nga Bidoshët e Grekoshët e këndej e andej kufirit, është e natyrshme që të ketë ende plot shkurre e ferra në mes të dy popujve. E prej shkurreve e ferrave të sotme nuk mund të gjykohet historia e djeshme, ku shqiptarët e grekët së bashku luftonin kundër hordhive pushtuese. Ndoshta Bidoshët shqiptarë ende mendojnë se do qe më mirë po të vazhdonim të ishin edhe sot e kësaj dite nën Turqinë.
Aristidh Kolia ishte një arvanitas i madh, krenar për gjakun e vet shqiptar, ishte për miqësi e dashuri në mes të dy popujve shqiptar e grek. Ai ngrinte ditën për diell ura miqësie që të tjerët, netëve të sterrta mesdhetare ja shkatrronin. Por nuk duhet harruar, ai ishte qytetar grek e mund të themi me bindje, një qytetar i madh grek, që e donte nga thellësia e shpirtit atë vend e atë popull ku kishte lindur. Por atij i dhëmbte e verteta, e vertete historike që ju mohohej arvanitëve që sollën lirinë e pavarësinë me trimërine e gjakun e tyre si dhe hodhën themelet e shtetit të ri grek.
Shpesh herë vepra e tij më e madhe “ Arvanitët dhe prejardhja e elinëve” keqkuptohet si nga ekstremistët greke por edhe ata shqiptarë. Të parët nuk pranojnë në asnjë mënyrë se ka ndonjë lidhje të populli grek me atë shqiptar, ndaj mohojnë çdo gjë që parashtron Aristidh Kolia në librin e tij, të dytët bëhen kritizer të sëmurë duke kërkuar që Aristidh Kolia të ishte një militant nacionalist shqiptar, e kur nuk e gjejnë kështu skematik siç e dëshërojnë nuk ngurrojnë ta konsiderojnë si një përhapës të ideve të helenizmit në kohen tonë.
Ka disa shqiptaro-grekë te shkolluar në fushën e gjuhësisë e studimeve historike, te strehuar e me trajtim financiar nga strukturat greke në Athinë, që në debate internetike perpiqën të hedhin poshtë çdo gjë që studiuesi arvanitas ka shkruar. Nadje ta quajnë thjeshtë një përsëritës e me keq një kopiues i rëndomtë veprave të arvanitasit të heshëm Kupidori. Këto anomimë, të shfaqur së voni në vitin 2006 tek Forumi Shqiptar në Internet, po bëjnë pikërisht atë që kemi parandjerë e që në shtyp e kemi trajtuar si vrasja e dytë e Aristidh Kolias, pra denigrimi e mohimi total i veprës së tij. Mirëpo ata që e vranë fizikisht nuk e konsiderojnë të mbaruar misionin e tyre antiarvanitas e antishqiptar pa i vrarë edhe veprën Aristidh Kolias.
Për të kuptuar qartë se çfarë përfaqeson vepra madhore “Arvanitët dhe prejardhja e elinëve” le të sjellim spjegimin e vetë autorit të kësaj vepre:
“ u përpoqa të faktoj, dhe më duket se e faktova, se historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk quhet. Është thjeshtë një histori e sajuar.”
Prandaj nuk mund kurrsesi të kërkojmë tek Aristidh Kolia një njeri me ndjenja antigreke, siç duan ca ekstremistë shqiptarë, sepse kjo është jashtë çdo lloj llogjike, është një absurditet.
Ai nuk kishte urrejtje por kish dashuri. Dhe në këtë dashuri nuk bënte dallime në mes të grekëve e të shqiptarëve. Në esencë Aristidh Kolia ishte modeli i një njeriu europian, ashtu siç të gjithë ne, shqiptar e grekë, duhet të jemi nesër, se sot ende larg vazhdojmë jemi.
Aristidh Kolia ndryshe nuk mund të kuptohet, por veç si arvanitasi me fat tragjik në mes të dy dashurive të tij të mëdha, për dy popuj, dy shtete, që ende, si atavizëm historik, kishin në mes tyre një mal me urrejtje.
Si gjithë ekstremistët, të cilëve pasioni ua mund llogjikën, edhe artikullshkruesi
i gazetës “Sot” të Tiranës, Petrit Bidoshi, mesa duket, për këtë e urren në mënyrë të pakuptimtë studiuesin arvanitas. Mirëpo Bidoshi edhe pse në dukje shfaqet me slogane antigreke, do apo nuk do ai, bën lojën e megaloidhesë të qarqeve shoveniste te fqinjeve te jugut, te cilet ndryshe prej Aristidh Kolias, kërkojne armiqësi e jo dashuri e mirëkuptim në mes të dy popujve; e mundësisht kjo armiqësi të mos mbarojë kurrë, deri sa të pushtojnë, nëpër ëndërrime të marrëzishme e utopike Stambollin (Konstandinopolin) dhe Tiranën, megjithëse këtë të fundit ekonomikisht e kanë paralizuar.
Tek pi kafe pensionisti, tek lexon libra e gazeta diku në ndonjë prej kafeneve të përshumta të Tiranës, Bidoshi të mos e lejoj vehten të pushtohet nga idetë e zymta mbi Aristidh Kolian. Atje ku ka dritë (nuk është fjala për dritë elektrike por dritën e diturisë) nuk mund të trumbetohet se shihet errësirë, fjala është që të mos ngjasim me urithët, që kushdo e di se sa e urrejnë dritën me shkakun e thjeshtë se nuk kanë sy...
Bidoshi në titullin e shkrimit pyet veten " Si mund të hesht...?" e pergjigjen e ka brënda pyetjes së vet retorike, “Hesht kur nuk ke ç'të flasësh...” sepse njeriu bëhet qesharak kur fut në një thes zervat, kapsalliotët, gejxhët, sebastianët dhe....Aristidh Kolian. Pra agresorët me viktimën...
E për këtë inkoseguence të veten, të mos kerkojë të bëjë fajtor shkrimtarin e nderuar Ndriçim Kulla, që krahas disa botuesve të tjerë, përkujdeset që veprat e studiuesit martir të vinë në gjuhën shqipe, apo Atë Nikolla Markun e Kishës Autoqefale të Shën Marisë në Elbasan, i cili ka idenë e ndritur që një rruge të qytetit ti verë emrin e Arvanitasit të Madh.
Ose të paktën, meqë nuk rri dot pa folur, veçori e çdo pensionisti kafeneve të Tiranës, Bidoshi le të perpiqet ti pergjigjet me pak fjalë pyetjes:
- Kush e pse e vranë Aristidh Kolian?!

Boston 2007

VRASJA E DYTË E ARISTIDH KOLIAS


VRASJA E DYTË E ARISTIDH KOLIAS

shkruar nga KOLEC TRABOINI

nga libri"E verteta perveluese e Aristidh Kolias" Tirane 2005

Aristidh Kolia në zyrën e tij në rrugën Filipidu 6, Athinë.
Foto e bërë nga K.Traboini, korrik 1995

"Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve "Marko Boçari", të cilët vdiqën edhe këta nga "leuçemia". Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mi"...

Fjalët e Aristidh P. Kolias në shtratin e vdekjes.

___________________________________________________

Kush nuk e ka njohur nga afër shkrimtarin e madh arvanitas, a se nuk ka arritur të lexojë veprat e tij, kryesisht publiçistikën apo shtypin e nacionalistëve ekstremistë grekë tip Kapsali, kurrë nuk mund ta mendojë se sa pranë me nocionin e vdekjes rronte ai njeri, e kjo për dy arsye. Së pari, sepse ai tërë jetën gërmoi nëpër shtigje sa të ndritura aq edhe të errëta të historisë, ku mpleksej trimëria me pabesinë, helmi me plumbin e thikën, ç'ka përcaktoi fundet tragjike të shumë udhëheqësve arvanitas që kanë bërë emër në historinë e Greqisë. Së dyti, edhe sepse nëpër skutat e kthinat e sotme të falangave të megaloidhesë që ëndërrojnë ende (çmendurisht) pushtimin e Shqipërisë, madje kjo histeri deri me gojën e ish presidentëve si Saratzetaqis, përpunoheshin plane për neutralizimin e veprës së Aristidh P.Kolias dhe, nëse ishte e mundëshme, edhe eleminimin e tij fizik.
Në gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kolia cilësohej si armiku i Greqisë, si agjent i shqiptarëve, si një mallkim, duke hedhur mbi të të gjitha të zezat që mund të thuhen për një njeri, kur, kushdo që e njihte nga afër shkrimtarin arvanitas mund të konstatonte se kishte të bënte me një njeri zemërmirë, shtruar, qetë, dashur, durueshëm, që kishte për nder të ishte qytetar grek, por të njëjtën kohë ndjente krenari për gjakun shqiptar që i vlonte në zemër.
E pikërisht, gjaku shqiptar ishte ajo që urrenin më tepër fantazmat e megaloidhesë, çka shprehej dhe nga një sportist renegat shqiptar Pirro Dhima që në atë kohë thoshte se, nëse kishte gjak shqiptar në damarë do ti priste damarët që të mos i ngelte as dhe një pikë nga ai vend e nga ai popull ku lindi dhe u rrit.
Në këtë klimë përbuzëse ndaj shqiptarëve dhe arvanitasve jetonte shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola . Por nuk mjaftonte vetëm klima e përgjithëshme. Ishin edhe kërcënimet sa të fshehta aq dhe publike për jeten e tij, kërcënime për të cilat i kishte folur dhe mikut të tij shqiptar, piktorit
Robert Alia-Dragot, i cili ka punuar dhe dy kopertina të librave të tij.
Letra, telefonata, përgjime telefonike, ndjekja në çdo hap, madje kur zhvillohej lufta në Kosovë, në ankthet proserbe e antishqiptare që jetonte shoqëria greke, guximi i ekstremistëve grekë u bë akoma më i madh dhe arritën deri atje sa që të mbushnin muret e kryeqytetit grek me parulla ku kërkohej dënimi me vdekje i autorit të librit "Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit".


Greqia në grackën e serbëve të Milosheviçit.


Aristidh Kola pati kurajon qytetare, që në një mjedis filoserb siç ishte Greqia, të mbronte luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së në dhjetra emisione televizive, si dhe kudo në masmediat greke, duke iu kundërvënë asaj propagande histerike kundër vëllezërve tanë kosovarë gjatë masakrave të barbarive serbe në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi mbeturinat e të ashtuquajturës Jugosllavi.
Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej vazhdimisht nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, ("Edhe unë jam kosovar - shkruhej në revistën e tij "Arvanon"), si dhe për të vërtetën e shqiptarëve emigrantë në Greqi, të cilët edhe i mbronte nëpërmjet revistës së vet. Ishte ajo atmosferë që,
një bisedë televizive për konfliktet në Ballkan të drejtuar nga komentatorja e televizionit grek "Skaj", Liana Kaneli, e ktheu në një sulm të pacipë jo vetëm nga ana e saj por edhe të diskutantëve të tjerë fanatikë e mediokër mbi shkrimtarin e ftuar Aristidh Kola , sikur ky ishte armik i Greqisë." "Çfarë kërkon ti, Aristidh Kola - ulërinte drejtuesja në gjendje histerie shoveniste - të na sjellësh alvanosët këtu, të na shkatërrosh Greqinë?"
Gjithashtu, Aristidh Kola ndiqej në heshtje, përgjohej në përpjekje për t'ia bërë jetën ferr sepse ishte njeriu që ringjalli qindra - mijra arvanitas anë e mbanë Greqisë dinjitetin e nëpërkëmbur, që nocionin e asaj popullsie të përbuzuar e të përbaltur e ktheu në dinjitet e krenari.
Ishte Aristidh Kola, shkrimtari arvanitas që në librat e fjalën e tij tha se arvanitasit duhej të ishin krenarë pasi 90 përqint e heronjve të revolucionit e pavarësisë së Greqisë ishin arvanitas për nga gjaku dhe gjuha e folur.
Falë aftësive të tij për kërkime në histori, për të cilën braktisi profesionin e juristit, ai solli fakte se jo vetëm bijtë e arvanitasve ishin heronjtë kombëtarë të Greqisë, por edhe se kultura e arti arvanitas tashmë ishin bërë pjesë e traditës dhe e kulturës kombëtare greke duke përfshirë këngët e veshjet. Ai shkoi deri atje sa të spjegojë nëpërmjet gjuhës se arvanitasve mitologjinë e lashtë greke, emrat e perëndive të Olimpit, çka nuk mund të bëhej kurrsesi nëpërmjet greqishtes së re apo të vjetër.
Libri i tij "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve", botuar për herë të parë në 1983, libër voluminoz me mbi 500 faqe, njohu mbi dhjetë botime në Greqi dhe u bë si bibla për arvanitasit të cilët i kishin mbajtur ndrydhur kaq vjet ndjenjat e tyre të krenarisë mbi origjinën dhe gjakun shqiptar.
Libri në fjalë sëbashku
me librin
"Gjuha e Perëndive", botuar për herë të parë 1989 dhe që cilin A.Kolia e konsideronte si pjesë a kapitull të librit të madh "Arvanitët", përbëjnë dy monumente që Artistidh Kolia ngriti për popullin e vet, e me këto monumente emri i tij mbetet i pavdekshëm.
N
ë vitin 1988, ai sëbashku me të madhin Antonio Bellushi, bëjnë të njohur zyrtarisht pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milion shqiptarë, si edhe se atje kishte mbi 600 qendra banimi shqipfolëse. Kjo u bë publike në shumë organe shtypi të informimit, duke filluar nga revista e Kozencës "Lidhja" që e nxirrte Papas Bellushi.



Antonio Bellushi e Aristidh Kola,Athinë 1984


Ishin pikërisht shembja e veprës së tij monumentale qëllimi dhe përpjekjet e ekstremistëve nacionalistë grekë, të cilët ëndërronin djegiet publike të veprave si në gjyqet e inkuzicionit, bashkë me autorin e tyre si heretik.
Duke mos patur fuqi ligjore (legjislacioni grek është demokratik), ata përdorën metodat më të stërholluara për t'ia bërë jetën të padurueshme me shpresë se ai do të hiqte dorë nga vepra e tij.
Pra së pari, ata kërkonin vrasjen e veprës duke e shuar jehonën e saj, duke çpifur se autori është një tradhëtar i Greqisë, për të larguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i veprimtarive, nga blerja e leximi i revistës që nxirrte Aristidh Kola si drejtues i Qendrës së Studimeve Arvanite, në fillim me emrin "Besa" e më pas "Arvanon". Përdornin dhe metodën tjetër të stërholluar e cila ishte dhe platformë e masmediave greke, shtypit dhe televizionit; njollosja publike e emigrantëve shqiptarë si vrasës të lindur dhe hajdutë. Arritën deri atje këto lloj propogandash saqë, në një fshat në afërsi të Athinës, Kryekuq, banuar nga arvanitas, të ngrihej i tërë fshati në ndjekje të shqiptarëve duke përdorur armë zjarri dhe vegla bujqësore, përfshirë edhe sopata, me synimin për ti çfarosur emigrantët. Pra, shqiptarët kundër shqiptarëve - platformë e njohur në histori për vulën greke dhe fanariote.
Aristidh Kolia e ndjente se ç'po ndodhte, e nuhaste qëllimin e mbrapshtë të propogandës zyrtare që me një gur vriste dy zogj, njolloste emigrantët shqiptarë si presion ndaj qeverisë shqiptare për lëshime në jug të Shqipërisë, dhe e dyta, të neveritej popullsia arvanitase nga vëllezërit e një gjaku, shqiptarët e ardhur rishtas në Greqi si ata shekuj më parë. Shkrimtari arvanitas kishte kurajon e guximin ti stigmatizonte këto përpjekje dinake të masmedias greke që vinte mrekullisht në sinkron me ultranacionalistët dhe shovinistët ekstremistë të Greqisë.
E tërë ajo propogandë antishqiptare, e tërë ajo klimë mbytëse e dinjitetit të të qënit shqiptar, llogaritej të fashiste dëshirën e arvanitasve që ta konsideronin veten të një gjaku me emigrantët e përbuzur bënin punë skllavi për pak dhrahmi, e rrjedhimisht, vepra e Aristidh Kolës do të zbehej, do të lihej në një anë si përçartjet e një njeriu që nuk di se ç'thotë. Mirëpo nuk ndodhi krejt ashtu siç dëshëronin ekstremistët. Vepra e shkrimtarit të madh arvanitas njohu një përhapje gjithnjë e më të gjerë, revista e tij me studime mbi traditat e kulturën arvanitase kërkohej, dhe nga ana tjetër, Aristidh Kolia vazhdonte të nxirrte vepra të reja.




Aristidh Kolia , shkrimtari arvanitas Tasos Karandis dhe gazetari shqiptar Gazmend Kapllani në panairin e librit në Athinë më 12 maj 2000.

Kishte shumë libra nëpër duar.Kishte shumë punë për të bërë.
Së fundi ishte duke përgatitur fjalorin Arvanitas-Grek, i cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë për ta afruar sa më afër me gjuhën shqipe dhe komunikimin me historinë,kulturën e artin shqiptar.
Aristidh Kola bashkëpunonte me të gjitha rrethet e Diasporës Shqiptare në botë. Ai gjithnjë bashkëpunonte me shqiptarët e Amerikës
dhe mbante lidhje me mikun e tij të ngushtë e me bashkëstudiuesin Papas Antonio Belushi në Kozencë të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë. Lidhjet e tij shkonin deri tek Arbëreshët e Korsikës. Sikur ta ndjente rrezikun që do ta kërcënonte, ai botoi një vepër, në pronovimin e së cilës ftoi studiues, miq të shumtë nga Greqia, Shqipëria dhe Italia. Merrte pjesë edhe miku i tij i ngushtë, studiuesi arberësh nga Italia Antonio Bellushi si dhe ambasadori shqiptar në Athinë, Kastriot Robo.


Aristidh Kolia dhe Kolec Traboini në Athinë, 1995


Ishte data 24 maj. Pikërisht në pronovimin e librit, shkrimtari 55 vjeçar Aristidh Kolia ndjen dhimbje të papritura që kurrë më parë nuk i kishte ndjerë. Diçka po ndodhte në organizmin e tij. Parandjente diçka ogurzezë.
I shkuan ndërm
end të gjitha ato mallkime dhe thirrje mbi vdekjen e tij jo më shumë se një vit a muaj më parë. I shkuan nëpërmend dhimbjet e kokës së mbesës së vet që punonte si sekretare e tij sa herë që ajo paraqitej në në zyrë, aq sa u detyrua të braktiste punën sepse u sëmur. Në atë zyrë ku ai kishte punuar aq vjet e ku dikush kishte drejtuar, me sa dukej prej pallateve përballë, në mënyrë të përhershme vinin tufa rrezesh radioaktive me veprim të ngadalshëm në gjakun e njeriut. Të gjitha këto ishin dyshime që vlonin tek ai. Nuhaste se diç i kishin përgatitur, por se çfarë ai nuk mund ta dinte. Dhe ja çasti i katastrofës për të cilin e kishin palajmëruar madje publikisht sa e sa herë; ajo që e priste por nuk ishte krejt i sigurt se do të ndodhte…sepse njeriu ka në thelbin e tij shpresën sado e paimagjinueshme të jetë.
Kaloi një verë të nxehte athiniote me shqetësime të jashtëzakonëshme për gj
endjen e papritur dhe fatin e veprave të veta që i kishte nëpër duar.
Shtatori e vuri në shtrat. Tetori po e dërmonte trupin e tij. I vinin shokë e miq të shumtë por ai nuk gjente ngushëllim. Si një vizion i tmerrshëm i kalonte nëpër m
end fati i personaliteteve historike arvanitase për të cilët kishte shkruar në veprën e vet madhore "Arvanitët".
Teodor Kollokotronin e helmuan në burg edhe pse kurrë me fjalë nuk e tha publikisht se ishte arvanitas, pa çka se mbiemri i tij i v
ërtetë brez pas brezi ishte Bithguri. Për luftëtarin legjendar Kollokotroni mjaftoi një kafe. Gjergj Karaiskaqin e vranë në pritë dhe fjala e fundit qe tha kur e mori plumbi ishte një e sharë në gjuhën arvanitase kundër gjaksorëve që e qëlluan pas shpine. Për koicidencë është e njëjta shprehje që tha në momentin e fundit kur po binte pa frymë heroi shqiptar Avni Rustemi.
Kishin vrarë dhe të tjerë përfshirë dhe heroin
ën arvanitase Laskarina Bubulina.
E kush nuk e di historinë e kafes
ë me helm që u përdor për të zhdukur edhe arvanitasin e shquar të shekullit të kaluar, gazetarin nga Salamina, Anastas Kullurioti?
Kurrë nuk ishte ndalur rrjedha e helmit dhe e plumbit, duke marrë dhe jetën e dy presidentëve të shoqatës arvanitase "Marko Boçari".
Këta të fundi i fiksoheshin në kujtesë sepse ishin shumë më afër fatit të tij. Kishin qënë adhe ata, si ai, president
ë arvanitasve të Greqisë. Dhe diagnoza e të dyve në vdekjet e papritura kishte qënë e njëjtë: Leuçemi. E njëjta goditje vdekjeprurëse për tre presidentët e arvanitasve të Greqisë. Dy jetëve të rrëmbyera mizorisht, nga duar që kurrë nuk dalin në skenë, po i afrohej dhe një e tretë. Ish jeta e tij.
Në një nga takimet e fundit pranë shtratit të vdekjes i kishin shkuar ambasadori shqiptar bashkë me një avokat po shqiptar Ilir Malindi,
i cili më pas dëshmon:
"Unë pata rastin që ta vizitoja të madhin Aristidh Kolia në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës "Evangjelizmos" dhe pash
ë gjendjen e tij të pashpresë. Më tha se ishte gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij...
I dhashë kurajo duke i thënë se do të shërohej shumë shpejt dhe se, së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, mirëpo... Ahhh! Ai, me trishtim dhe me krenari njëkohësisht, na tha këto fjalë:
"Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve «Marko Boçari», të cilët vdiqën, edhe këta nga "leuçemia". Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mi"... "
"Kam shkuar ta shoh sërisht në ditët e para të tetorit, - më tha ambasadori shqiptar në një bisedë telefonike nga Athina pasi pohoi fjalët që kish thënë Aristidh Kolia në prani të tij, - por, kur e mora në telefon nga kati i parë i spitalit "Evangjelizmo" që është pranë ambasadës, më tha se atë ditë ndjehej shumë keq, dhe do ta mirëpriste vizitën e tij në një nga ditët e ardhshme. Katër ditë më pas më njoftojnë se Aristidhi vdiq. Ishte një lajm tmerrësisht i pikëllueshëm".
Ishte e mërkurrë, 11 tetori 2000, dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e shkrimtarit dhe udhëheqësit arvanitas, për ta mbështjellë edhe këtë vdekje me një enigmë tjetër greke në histori. Dy ditë më pas, m
ë 13 tetor 2000, Aristidh Kolia u përcoll me pikëllim nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë në varrezat e Athinës.
Por, gjithë
sesi, vrasja e dytë vazhdon edhe pas 11 tetorit 2000. Nekrofagët e megaloidhesë nuk janë të ngopur me mizoritë e veta. Dhe kjo është e sendërzuar në një platformë po aq mistike dhe të rafinuar sa eleminimi fizik i shkrimtarit.
Bëh
en tërë përpjekjet për ta varrosur bashkë me trupin dhe veprën e tij. Në Athinë, për vdekjen e Aristidh Kolias shkroi vetëm një gazetë greke. Revista "Klan" në Shqipëri refuzoi botimin e shkrimit tim me rastin e vdekjes, me shkakun se " këtë temë e ka trajtuar gazeta ‘Albania’. " Ndërkohë, masmedja e opinioni publik ishin marrakatun pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Greqi dhe as që i kushtoi vemendje humbjes tragjike të njërit nga studiuesit më të shquar në kërkim të rrënjëve historike të shqiptarëve në Ballkan e më gjerë.
Kolegët e miqt
ë e tij të afërt arvanitas kanë rënë si të shushatur prej gjëmës dhe mbase prej frikës. Pyetjes që i bëra presidentit të sotëm të arvanitasve Jorgo Jerou, nëse kishin ndërmënd të botonin ndonjë nekrologji, shpallje a komunikatë për veprën e veprimtarit të madh më tha se nuk kishin ndonjë plan.
Vdekja u pasua me një heshtje ogurzezë.
Nga skutat e errta, hienat e nacionalizmës greke,
pasi iu gëzuan zhdukjes fizike të arvanitasit të madh që ringjalli "gjuhën e perëndive", u përgatiten të hidhen në sulme po aq vdekjeprurëse ndaj veprës së tij. Nëse arvanitasit dhe shqiptarët nuk do ta kuptojnë këtë mision të zi të megaloidhesë shoviniste, që nuk i kursen as paratë dhe as helmin, për qëllime makabre ndaj arvanitasve, emigrantëve dhe mbarë popullit shqiptar, atëherë gjithësecili prej nesh, ka marrë pjesë me heshtjen e tij në vrasjen e dytë të Aristidh Kolias.
Vepr
ën e arvanitasit të madh Aristidh Kola, që meriton një vend nderi në historinë e letrave shqipe, mund ta vrasë edhe indiferenca dhe kopracia jonë.
Le të mendojmë sot që të mos na vrasë nd
ërgjegja nesër!

Botuar në : "Dielli" Vol.91, Nr.4 2000 dhe "Iliria" Nr.1115 , 27 shkurt 2001.