Monday, July 18, 2022

🔴Aristidh Kola merr titullin "Nderi i Kombit"

 

ARISTIDH P. KOLA MERR TITULLIN E LARTË 
“NDERI I KOMBIT”
 
Kemi kënaqësinë të njoftojmë opinionin publik, tërë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, popullin e Kosovës dhe veçanërisht bashkëkombësit arvanitas - arbërorë në Greqi dhe në Itali, se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me Nr. Dekreti 13816 datë 18.07.2022 i akordoi Aristidh P. Kolës (pas vdekjes) titullin e lartë “Nderi Kombit”.
Përcjellim dedikimin shoqërues të këtij dekorimi të merituar:
 
“Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm, si personaliteti më i madh arvanitas i shekullit të XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë, mbrojtës i zjarrtë i rrënjëve të lashta të identitetit arvanitas dhe arbëror.
Me mirënjohje për vullnetin, këmbënguljen, sakrificën dhe kurajën e lartë, duke u bërë model i intelektualit të pashembullt kurajoz, thënës unik i të vërtetave, luftëtar dhe mbrojtës i kulturës, gjuhës, prejardhjes dhe historisë shqiptare.”
 
 
Në emër të grupimit “Miqtë e Aristidh P. Kolës”
K. P. Traboini
Tiranë, 18 korrik 2022

No comments: