Monday, August 22, 2016

🟢 Aristidh P. Kola: Hundzakët dhe Burrashkët

Aristidh Kola: Hundzakët dhe Burrashkët


 Rreth 6000 ushtarë ilire pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh u larguan nga ky i fundit dhe u endën nëpër Braktanë derisa përfunduan në Qafiristanin e sotëm (midis Afganistanit dhe Pakistanit verior). Përpara pak vjetësh skenaristi Xhejms Hilton xhiroi aty një dokumentar "Horizonte të humbura" (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet.
Lugina ku jetojnë quhet dhe në ditët e sotme Hundeza (Hundë e vogël) dhe me të vërtetë kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendosje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrasheski që do të thotë gjuha e burrave. Reaguan ndaj imponimit të fesë muslimane dhe akoma edhe sot pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët. Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen e tyre; (Shiko Ernesto Skura "Ilirët në Afganistan" në gazetën "Lidhja" të Antonio Bellushit, Maj 1983).
Kafiristan = Qafiristan = Vendi i Qafirëve = Vendi i të pafeve sipas muslimanve. Tani Qafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët e kanë pranuar fenë islame. Vendodhja e Qafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani; Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Pllaja e Hunzës është 2300 - 2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit.
Banorët pëlqehen të quhen HUNZAKË (Hunzakuts), e cila tingellon saktë sipas shqipes. Një valle popullore që kërcejnë është Vallja e Shpatave që kërcehet vetem nga burrat me valltarë që vishen me rroba me ngjyra te quajtura KAMARBUNDE. Në raste festimesh, me të vjetrit veshin pekerina leshi të qendisura e të quajtura ÇUKA. Kryetari I Hunzës e ka titullin I MIRI (The Mir).

Gjuha e Kalashve

gjuha - xhif ose gjif:..lëkura - post (postaçia në shqip janë lëkurat e thara të bagëtive):..ashti – athi:..bërryli – harkin:..dera – dur:..qielli – di:..ujë – ukh:..mishi – mos:..kau – gakh:..drith - shin (shiej, shirje):..baba – dada:..i drejtë - drah, draq:..poshtë, nën – nuna:..çka – kia:..ku – kaua:..shiko – pashi:..ti – tu:.. etj


No comments: