Wednesday, February 6, 2008

12

Salla e Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve ku u zhvillua Perkujtimorja e
10-vjetorit te vdekjes se arvanitasit te madh Aristidh Kolia (1944-2000).

10 VJET PA ARVANITASIN E MADH ARISTIDH KOLIA

Me nisiativen e grupimit “Miqte e Aristidh Kolias” e nen indiferencen totale te shtypit, medias vizive dhe institucioneve kulturore e studimore, cfare te kujton nje perkujtim ilegal me nje heshtje enigmatike krejt ngjashem si 5 vjet me pare. Vertete shtrohet pyetja pse veprohet keshtu ne Shqiperi me arvanitasin me te madh te shekullit te XX?

Me rastin e 10-vjetorit te vdekjes se studiuesit dhe veprimtarit te shquar arvanitas Aristidh P. Kolia, miqte e admiruesit e vepres se tij, organizuan nje mbledhje perkujtimore ne sallen e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne Tirane. Kishin ardhur jo vetem ata qe e kane njohur nga afer kete figure qe tashme ne syte e shqiptareve ka marre permasat e nje heroi, por edhe lexues te shumte te vepres se tij. Shumica e te pranishmeve ishin nga Tirana por kishin ardhur edhe nga qyteti i Shkodres i njohur per traditat art e kulturedashese. Fjalen kryesore e mbajti gazetari dhe kineasti Kolec Traboini, i cili e ka njohur Aristidh Kolian nga afer ne kohen kur nxirrte gazeten shqipe “Egnatia” ne Athine dhe ka botuar librin “E verteta perveluese e Aristidh Kolias”. Titulli referimit ishte “Aristidh Kolia - Rrenjet tona jane ne Arberi!” ne te cilen krahas vleresimit te figures se arvanitasit te madh u theksua se ka nje ftohje institucionale ne lidhjet me arvanitasit e Greqise dhe arbereshet e Italise. Edhe ato pak lidhje qe ishin vendosur ne periudhen e veshtire te vetizolimit te Shqiperise nen diktature, thuajse jane keputur. Nuk gjen asnje veprimtari arvanite arberore ne Shqiperi nderkohe qe instucionet shpenzojne edhe per koncerte mediokre pa asnje vlere, apo veprimtari te pafryteshme. Traboini theksoi se shqetesimi i arvaniteve e arberesheve per kete ftohje institucionale te Shqiperise ndaj tyre, tregon se Shqiperia anipse tashme ndodhet ne rrethanat e mundesive te medha, te hapjes, lirise se levizjes dhe kembimeve kulturore, e ka humbur shansin historik per te qene qendra e arberoreve te gjithe botes ndaj syte e shpresen i kane hedhur nga Kosova sepse ajo ka me shume ndjesi ne kete sens. Edhe ky organizim, nen indiferencen totale te Akademise dhe Institutit te studimeve Albanologjike,qe edhe pse te ftuar nuk erdhen, por edhe mediave ne kete 10 vjetor te vdekjes se studiuesit e veprimtarit Aristidh Kolias, tregon shumcka.

Te pranishmit e priten me duartrokitje pershendetjen e posacme per kete rast te veprimtarit dhe studiuesit arberesh, nje nga miqte me te afert te Aristidh Kolias, Antonio Bellusci, vecmas fjalet e tij se Aristidh Kolia eshte heroi arberor i pavdekshem qe kurre nuk do te harrohet nga arbanitet, arbereshet e shqiptaret kudo qe do te ndodhen. Po keshtu u lexua edhe pershendetja qe kishte derguar per kete rast perkujtimor Bajram Osmani nga Gjermania.

Studiuesi Arben Llalla qe kishte ardhur posacerisht per kete eviniment nga Tetova, autor i librit “Aristidh Kolia dhe shtypi shqiptar”, solli kujtimet nga takimet e tij ne kohen kur jetonte si emigrant ne Greqi, dhe tregoi per ndihmen qe Aristidh Kolia i dha, qe ai te ndiqte udhen e studiuesit te historise se arvanitasve.Ai foli per rendesine e hulumtimit te dokumentave historike, arkivimit dhe ruajtjes se tyre. Tregoi se shume prej dokumentave historike dhe librave te vjeter i kishte dhurate nga Aristidh Kolia, duke shpalosur keshtu nje tjeter cilesi te arvanitasit te madh. Emocion ngjalli fjala e artistes se njohur te teatrit dhe filmit Margarita Xhepa. Ajo solli kujtimet e takimit me Aristidh Kolian, pastaj artistja recitoi nje poezi nga botimi special i revistes “Obelisk kushtuar Aristidh Kolias.

Nga Athina kishte ardhur Angjelina Xhara, ish skenariste filmi dokumetar dhe spikere TV, e cila ne fjalen e saj solli kujtimet e disa takimeve me Aristidh Kolian.

Enver Kushi, punonjes i Muzeut Historik Kombetar, i solli mbresat e tij ne titullimin “Faleminderit Aristidh Kolia”. Ai theksoi se Aristidh Kolia kishte nje vision te ndritur ne marrdheniet ne mes te popujve, ai dilte mbi merite e ndasite te mbetura si atavizma historike e dilte me konkluzionin se popujt duhet te gjejne tek njeri tjetrin vellain e jo ti futin thiken. Ai solli edhe nje kujtim mbi vleresimin qe i bente Aristidh Kolia si studiues valles se cameve qe e quante simbolin me te mrekullueshem te trimerise, harmonizuar kjo me virtuozitetin ne ekzekutim, sa ta do mendja se aq mrekullueshem nuk gjendet e shprehet ne asnje valle tjeter ne bote.

Gazetari Albert Zholi qe e ka njohur Aristidh Kolian ne vitin 1993 solli ne kujtimet e veta ato mardheniet te ngrohta qe kishte Aristidh Kolia me shkrimtaret dhe artistet. Ne vitin 1997 kishin bashkpunuar per te sjellur per vizite ne Athine Dritero Agollin e krijues te tjere nga Shqiperia. Ate kohe u organizua dhe nje takim me shkrimtaret greke te cilet mbeten te habitur nga prezantimi dinjitoz i shkrimtarit shqiptar, sepse kishin pershtypjen se ne Shqiperi nuk kishte shkrimtar tjeter potencial vec Kadarese. te gjitha ata e ftuan Agollin ne shtepite e tyre por poeti shqiptar preferoi ftesen e Aristidh Kolias sepse atje do ta ndjente veten si ne shtepine e tij. Dhe keshtu u be. Nje mbremje e paharruar me kuvendime ne gjuhen arberore. Gjithashtu Zholi tregoi se si e kishte ndihmuar Aristidh Kolia per botimin e librit te tij “Ikja e madhe” ne shtepine e tij botuese “Thamiris”. I kishte vene kete emer nga fjala e gjuhes shqipe tha mire. Arberishten e kishte ne zemer dhe e shfaqte dashurine e tij per gjuhen arvanite-shqipe jo vetem ne studimet por edhe aspektet e tjera te jetes. Po ashtu edhe ne krijimin e shoqates “Vellazerimi” u ndje ndihma e pazevendesueshme e Aristidh Kolias qe ju gjend emigranteve shqiptare jo vetem me shkrime ne revisten “Arvanon” , e ne media por edhe dha ndihma konkrete.

Zace Islami i cili ka qene bashke me Aristidh Kolian ne emisione te drejt per drejta televizive greke solli kujtimet e tij se si e perballonte me dinjitet arvanitasi i madh insinuatat qe beheshin ne drejtim te tij, sepse ai njihej si nder te paktet ne Greqi qe mbronte popullin shqiptar te Kosoves ne luften e tij te drejte per liri. Shkrimtari Vasil Premci duke bere nje kritike te rrepte per institucionet qe pikerisht per te tilla veprimtari jane destinuar por ato u shmangen pa patur as dinjitetin te spjegohen per kete denigrim qe u bejne vlerave me permasa mbare kombetare.

Prof. Gezim M. Uruci Euroetnolog, ekspert i artit prehistorik, qe kishte ardhur bashke me nje grup shkodranesh, biologun e njohur Mr. Ahmet O. Osja, Dr.Naim Lacej studiues, analistin Arben Cokaj, mjekun Dashamir Cokaj, shtroi me te madhe pyetjen “Ku eshte Akademia?!” Vepra voluminoze e Aristidh Kolias qe ngre lart dinjitetin e nje populli te harruar me qellim te mirefillte per ti prere rrenjet arberore,duhej jo te harrohej bashke me popullin arvanit, por te ishte nje pike referimi per studime nga Instituti Albanalogjik.

Adriano Xhafaj tregoi per punen qe behet me median internetike per popullarizimin e vepres se Aristidh Kolias dhe arvaniteve te tjere te shquar si Vangjel Liapi, si dhe pengesat sepse behet nje lufte e eger per ti topitur arvanitasit, per te krijuar nje hendek ne mes te tyre e shqiptareve, madje duke propoganduar marrezira sikur arvanitet, gjuha e kultura e tyre nuk kane asnje lidhje me shqiptaret. Pa nje ndihme serioze e angazhim te shtetit shqiptar nuk mund te kete zgjidhje te ceshtjes arvanite.

Fatmiroshe Xhemalaj-Shehaj,me profesion mesuese, theksoi nevojen e berjes se njohur te vepres se arvanitasit te madh.Te njejtin problem per popullazimin e vepres se Aristidh Kolia shtron edhe Skender Shala ne nje leter qe dergoi me kete rast nga Zvicra. Lexoni veprat e studjusit dhe historianit Jakob Philip Galmereier, autor i shkencave te Bavarise, studius i bizanit dhe publicist (1790-1861), i cili kishte shetitur Greqine, Turqine, Maqedonin, dhe kishte njohur mire edhe arbreshet dhe krejt popullaten e gadishullit Ilirik. Ky shkenctar i kohes shkruan per greket, citojme: “greket nuk kane asgje te perbashket me greket antik, as edhe nje pik gjaku nuk kane, as gjurme te vazhdimsise te trasheguar nga kultura antike.”. Ky popull eshte nje perzierje shqiptare, slave, turq e tjere. Ky shkenctar ka shkruar edhe dy vepra per shqiptaret: “Historia e gadishullit te Morese gjate mesjetes, Münhen 1830-1836”. dhe “Elementi shqiptar ne Greqi, 1857- 1861.”

Riza Lahi, i cili vuri ne dukje se kjo pune ka mbetur vetem ne nisiativa personale te njerezve qe e kane njohur nga afer por ne kemi nje shtet( ne fakt dy shtete shqiptare), kemi instucione, rrogtare qe paguhen bash per kete pune, ndaj kjo shurdheri budallaqe eshte e pakuptimte, madje e turpshme. Akademia e Shkencave, Instituti Albanologjise, ata te Historise e Gjuhesise ishin ftuar por pervec Nasho Jorgaqit dhe Klara Kodres qe kishin ardhur privatisht nuk dallohej ndonje perfaqesues te institucioneve.

Botusi i revistes “Obelisk” Roland Lushi shperndau me kete rast numerin special kushtuar Aristidh Kolias.

Si konkluzion i ketij evenimenti, qe mbeti krejtesisht jashte vemendjes akademike e mediave, vetem ne kufizimin e miqeve dhe lexuesve te vepres se Aristidh Kolias, mund te themi se ky ishte rasti me i mire per te pare se cfare ne te vertete jane institucionet tona studimore e kulturore. Nga institucionet e ftuara u gjenden vetem perfaqesues i Muzeut Kombetar Enver Kushi dhe gazetarja e Radio Tiranes Valdete Antoni, studiuesi Koco Danaj, te tjeret as qe u kujtuan. Ministria e Kultures dha sallen dhe video projeksioni,per te cilen e falenderojme, por asnje titullar apo drejtor drejtorie qe duhej te ishte ne podiumin e nderit nuk u shfaq. Me te drejte ne mbyllje Traboini, nisiator i kesaj perkujtimore tha se Tirana por edhe e gjithe Shqiperia i ngjan nje ngrehine me cati por pa mure anesore ku fryjne te hazdisura ererat e ekspansionit grek. Nen indiferencen totale te shtetit Serbia krijon nje minoritet fiktiv ne jug te Shqiperise ndersa ne i leme ne harrim miliona arvanitas por edhe popullsi came te persekutuar, per te cilat Aristidh Kolia, ky vigan, kishte kurajon te deklaronte pa ju dridhur qerpiku se arvanitet jane shumice e jo pakice ne Greqi. Por menyra se si shfaqet kjo indiference totale, me shume qellimkeqe se qorre, e frikeshme per kete vend e per kete popull, per median e shtypit dhe TV kemi kete pyetje: Ku eshte Televizioni Shtetror qe mbahet me parate e taksapaguesve shqiptare, te cilet jane te interesuar per veprimtari te tilla mbarekombetare pertej lokalizmit te ngushte e qorrsokaqeve politike. Keto media vizive pasqyrojne aktivitete nga me te ndryshme, madje i lene hapsire edhe ndonje autori mburravec pa kurrfare vlere, atehere cfare eshte kjo masaker mediatike ndaj arvanitasit me te madh te shekullit XX?

E mbyllim perkujtimoren e miqeve e admiruesve te vepres se Aristidh Kolia me kete pikepyetje te madhe anipse e dime se nuk do te marrim asnje pergjigje nga dishepujt e Greqise,- tha ne mbyllje te ketij perkujtimi, Traboini, sepse- theksoi ai-, keshtu e kane direktiven nga Athina, qe ashtu sic u shua jeta e tij te shuhet ne heshtje edhe vepra e Aristidh Kolias, por megjithe perpjekjet e tyre marroqe per te mbuluar te vertetat perveluese te ndalimit e mohimit popullit arvanit dhe cam, kjo kjo kurre nuk do te ndodh. Pas nesh do ta marrin kete stafete te tjeret e vepra e arvanitasit te madh do te ndricoje pergjithmone.

Nga grupi “Miqte e Aristidh Kolias”

Tirane 11 Tetor 2010

No comments: