ARISTIDH P. KOLA MERR TITULLIN E LARTË
“NDERI I KOMBIT”
Kemi
kënaqësinë të njoftojmë opinionin publik, tërë shqiptarët që jetojnë
brenda dhe jashtë Shqipërisë, popullin e Kosovës dhe veçanërisht
bashkëkombësit arvanitas - arbërorë në Greqi dhe në Itali, se Presidenti
i Republikës z. Ilir Meta, me Nr. Dekreti 13816 datë 18.07.2022 i
akordoi Aristidh P. Kolës (pas vdekjes) titullin e lartë “Nderi Kombit”.
Përcjellim dedikimin shoqërues të këtij dekorimi të merituar:
“Në
vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm, si personaliteti më i madh
arvanitas i shekullit të XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit
tonë, mbrojtës i zjarrtë i rrënjëve të lashta të identitetit arvanitas
dhe arbëror.
Me
mirënjohje për vullnetin, këmbënguljen, sakrificën dhe kurajën e lartë,
duke u bërë model i intelektualit të pashembullt kurajoz, thënës unik i
të vërtetave, luftëtar dhe mbrojtës i kulturës, gjuhës, prejardhjes dhe
historisë shqiptare.”
Në emër të grupimit “Miqtë e Aristidh P. Kolës”
K. P. Traboini
Tiranë, 18 korrik 2022


Zaçe Islami i cili ka qënë bashkë me Aristidh Kolian studio e emisione të drejt për drejta televizive solli kujtimet e tij se si e përballonte me dinjitet arvanitasi i madh insinuatat që bëheshin në drejtim të tij, sepse ai njihej si ndër të paktët në Greqi që mbronte popullin shqiptar të Kosovës në luftën e tij të drejtë për liri. Zaçe Islami vuri në dukje gjithashtu se është e pa konceptueshme indiferenca e mediave por edhe institucioneve kulturorë për këtë përkujtimorë për një njeri të madh si Aristidh Kolia. Adrian Xhafaj tregoi për punën që bëhet me median internetike për popullarizimin e veprës së Aristidh Kolias dhe arvanitëve të tjerë të shquar si Vangjel Liapi, si dhe pengesat sepse bëhet një luftë e egër për ti topitur arvanitasit, për të krijuar një hendek në mes të tyre e shqiptareve, madje duke propoganduar marrëzira sikur arvanitët, gjuha e kultura e tyre nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët. E kemi thënë e do ta themi se asnjë indiferencë ndaj Aristidh Kolias dhe arvanitasve të tjerë nuk është e justifikuar, njerëz si ai nuk kanë vdekje, ai ka hyrë në historinë e shqiptarisë. Pa një ndihmë serioze e angazhim të shtetit shqiptar nuk mund të ketë zgjidhje të çeshtjes arvanite. E mbyllim përkujtimoren e miqëve e admiruesve të veprës së Aristidh Kolia me këtë pikëpyetje të madhe anipse e dimë se nuk do të marrim asnjë pergjigje nga dishepujt e Greqisë,- tha në mbyllje të këtij përkujtimi, Traboini, sepse- theksoi ai-, kështu e kanë direktiven nga Athina, që ashtu siç u shua jeta e tij të shuhet në heshtje edhe vepra e Aristidh Kolias, por megjithë përpjekjet e tyre marroqe për të mbuluar të vërtetat përvëluese të ndalimit e mohimit popullit arvanit dhe çam, kjo kurrë nuk do të ndodh. Pas nesh do ta marrin këtë stafetë të tjerët e vepra e arvanitasit të madh do të ndriçojë përgjithmonë.
