ARISTIDH P. KOLA

Gjuha arvanite kurrë nuk është inkuadruar në programet e edukimit shkollor në shtetin modern grek. Ne të kundërt ai është dekurajuar në shkolla (dhe në ushtri) deri me dënime fizike, poshtërime, ose, në vitet e fundit, thjeshtë me terheqje vëmendje të përdoruesve të gjuhës arvanite ( raport i Williams,1992: 86; Trudgill, 1983:130-1). The Human Rights Helsinki Organization

Sunday, April 26, 2015

Një shkrim për Aristidh Kolen në Le Redici Rome, Itali

Gazeta Rrenjet LE REDICI, Rome, Italy,  prill 2015 f. 17

at April 26, 2015 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest
Newer Posts Older Posts Home
Subscribe to: Posts (Atom)

ARISTIDH P. KOLA MERR TITULLIN "NDERI I KOMBIT".

ARISTIDH P. KOLA MERR TITULLIN "NDERI I KOMBIT".
  • ΟΙ ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΚΑΙ Η ΚΑΤΑΓΩΓΗ ΤΩΝ ΕΛΛΗΝΩΝ-ΚΟΛΛΙΑΣ Π. ΑΡΙΣΤΕΙΔΗΣ
    Επιθυμητό ...
  • The case of the arvanites and Greece
    THE CASE OF THE ARVANITES AND GREECE In Greece bizantina the word arvanitas was r...
  • GREQIA, 695 FSHATRA SHQIPTARE
    GREQIA, 696 FSHATRA SHQIPTARE Nga Prof. PETER PRIFTI Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro ...

VISITORE

🔴Aristidh Kola mori titullin "Nderi i Kombit" në vitin 2022

    ARISTIDH P. KOLA MERR TITULLIN E LARTË  “NDERI I KOMBIT”   Kemi kënaqësinë të njoftojmë opinionin publik, tërë shqiptarët që jetoj...

Search This Blog

  • Home

Contributors

  • Pantheon Books
  • traboini

Blog Archive

  • ►  2024 (2)
    • ►  August (2)
  • ►  2016 (1)
    • ►  August (1)
  • ▼  2015 (6)
    • ►  October (2)
    • ►  September (1)
    • ▼  April (1)
      • Një shkrim për Aristidh Kolen në Le Redici Rome, I...
    • ►  February (1)
    • ►  January (1)
  • ►  2014 (2)
    • ►  July (1)
    • ►  January (1)
  • ►  2013 (2)
    • ►  February (2)
  • ►  2012 (1)
    • ►  May (1)
  • ►  2010 (4)
    • ►  October (2)
    • ►  June (1)
    • ►  May (1)
  • ►  2008 (8)
    • ►  May (2)
    • ►  February (6)
  • ►  2007 (2)
    • ►  April (2)

Report Abuse

EDITOR - BLOGS

  • ARISTIDH KOLA - blog
  • TRABOINI - proze
  • TRABOINI - poezi
  • TRABOINI - esé

NISMA ARISTIDH KOLA NDERI I KOMBIT SHQIPTAR

IM MEMORIAM ARISTIDH KOLIA 2010

ARISTIDH P.KOLA

ARISTIDH P.KOLA
Aristidh Kolja - Martir i Arbërisë - T' roim e t'a kuljtojmë (1944-2000) Αριστείδης Κόλλιας - Μάρτυρας της Αρβανιτιάς - Αιωνία η μνήμη! Aristides Kollias - Martyr of Arbëria - Memory eternal!

ARISTIDH P. KOLA 1944-2000


© BLOG - PORTAL
Çdo material në këtë blog është subjekt © Copyright. Për çdo botim të mundshëm duhet të drejtoheni me e-mail: traboini@yahoo.com

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

ANTOLOGJIA VIRTUALE TRABOINI
LINKS:
© BLOG PORTAL

TRABOINI ESÈ
TRABOINI POEZI
ARISTIDH KOLIA
PALOK TRABOINI
TRABOINI FILM
KRIMET E KOUNIZMIT
ALBANIA MEMORIAL
TRABOINI SHQIPERIME
HOTI-TRABOINI

...ARISTIDH P.KOLIA.......8 korrik 1944- 11 tetor 2000

"Please do not feed any ilusions. I was killed and so have they acted with the other two presidents of the Arvanitas Society "Marko Botchari" whom also died from "leucemia". I've told these words to the other friends of mine...
"
The words of the great arvanitas Aristidh P. Kolia before his death.

Aristidh Kolia dhe Kolec Traboini në Athinë, 1995

Aristidh Kolia pret K.Traboinin Athinë 1995 © Autentik Film

Shqipëria dekoron ARISTIDH KOLIAN

Shqipëria dekoron  ARISTIDH KOLIAN
Urdhëri “Naim Frashëri i Artë” nga presidenti i Republikës për Aristidh Panago Kolia (pas vdekjes) Tiranë më 16. 10. 2000

BLOG VIZITORE


free counter

Udheheqes arvanitas te vrare nga ultranacionalistet greke

ANASTAS KULLURIOTI 1820-1887. Botues i gazetes " Zeri i Shqiperise"( I foni tis Alvanias). E vrasin ne Salamine me helm ne kafe. JORGO MARUGA: Themelues i shoqates "Lidhja Arvanitase e Greqise" vritet ne vitin 1984. ARISTIDH P. KOLIA (1944-2000) : Kryetar i Lidhjes se Arvanitasve te Greqise, jurist, studiues vritet me metoda misterioze.

Link adresa:

  • TRABOINI ESÈ
  • TRABOINI POEZI
  • PALOK TRABOINI
  • Gazeta shqiptare ne Athine EGNATIA

BLOG FRIEND

VARGJE KUSHTUAR ARISTIDH KOLËS

Kolec TRABOINI

PROMETEU ARVANITAS
ARISTIDH KOLIA


Nuk mund ti vihen pranga dritës
e Diellin në varr ta groposin, nuk mund
ndaloni - ai që keni në duar
është një mal drite

por dhe Himalajë në shpirtin tonë.
Tepër i rëndë për ta mbajtur gjashtë burra
në atë arkivol prej drurëve të këtij dheu
është flaka e zjarri i Prometeut
që u mësoi popullit të vet sekretin
si ta ndezin pishtarin e dritës
e për ta mbrojtur atë dritë, si të vdesin.

Për këtë u zemeruan zotërit e Olimpit
jo në Kaukazin e largët

as në mitologjinë helene
por në Athinën moderne
ku natën të vrasin e ditën të qajnë.
Si mund ta zërë varri atë farë vigani
atë që mbi kokë pranonte veç qiellin
që e pagoi qëllimin me lirinë e jetën
si mund ai dheun e zi ta durojë
- Mbahuni burra, mos qani, qëndroni
e jo si ushtarë të drobitur pas beteje
por si ata që luftën fillojnë
Jeni arvanites, bijtë e nipërit e revolucionit
të Kollokotronit dhe të Marko Boçarit
që bënë epokë permes luftrash e zjarrit

ju shqiponja me krahët e lirisë
që ky 11 tetor 2000 akull në gjoks ju vuri
ndaloni, e puthni në ballë
i vini në thilenë e gjaketës trëndafilin

të kuq si gjaku në flamurin tonë
t’ua tregojme hijeve skutave të Akropolit
se zemra e tij në zemrën tonë rron.
Ti themi ne shqiptarët e gjithë botës:

Ari, ti e di se sa të deshëm
tek ti kishin dashurinë
ëndrrën si flamur shprese
se edhe ti ishe si ne
bir i zogut të qiellit, shqiponjë
kënga arvanite, kapedanët e detit
trimat që bien por kurrë nuk vdesin
Aristidh Kolia, gjaku i gjakut tonë.
Nuk mund ti vihen pranga dritës
e Diellin në varr ta groposin, nuk mund!

hijenat e erresirës me kot skërmitën

zjarrin që ti ndeze, ta shuajnë nuk mund!

tetor 2000


Elegji Arvanitase

ARISTIDH KOLEN E VRANE

Aristidh Kolen e vranë,
dhe s’ra për ’të një këmbanë!...
E gjithku në Shqipëri,
Mbajën e rin ndë zi;
Cilido si për një bir,
Çë la jetën me pa-hir;
Cilido si për një vlla,
Çë nga Grekërit u vra;
Jo në luftë e jo për ftesë,
Po ndë fshehie e me pa-besë;
Jo te sheshi i burrëris,
Po te prita e kuseris!


Sazan GOLIKU

BESA E GJAKUT

Gjaku i shprishur i Arbërit
a do të tretej në acidin e mallkuar të tjetërsimit,
a do të mohohej nga tymi i temjanit hipnotizues,
a do të thahej nga shpërfillja e kombit
që ende i dridhen këmbët
nga goditjet vdekjendjellëse të fatit?
Jo dhe jo!- këlthet mes hijenave zëri i guximit syzgjuar.
Jo dhe jo! – buçet zëri i dijes rrezatuese
zbulon rrënjët e kombit –
pret drizat e ferrat e gënjeshtrave –
mbjellë farat e të vërtetës.
Jo dhe jo! – thërret emri i Aristidhit –
të vdekurit të gjallë mes të gjallëve.

Robert GORO

RRUGË TË MBARË, ARI!

Shpesh i mburrem vetes se jam një makinë

që prodhon pareshtur fjalë.

Por ja që sot më është e pamundur,

Ari i dashur që të shkruaj dy fjalë për ty.

Sepse janë fjalë lamtumire,
sepse janë moment kur eufemiza të tipit

“ti jeton mes nesh”, duken banale.

Ti, mik i shtrenjtë, nuk je më në mes nesh,

ti tani endesh në qiejt e trazuar

të asaj bote të panjohur, ku do të shkojmë

të gjithë një ditë, por nuk dëshirojmë

që të shkojë atje para nesh asnjeri

prej njerëzve tanë të dashur.
Ti nuk je më në mes nesh.

Nuk do të më telefonosh më të më thuash:

“Kur do të pimë ndonjë gotë”,
as të më thuash për planet e tua apo

për një njohje të re me një nga “tanët”.
Kjo është jeta, i dashur mik, dhe

disa të vërteta të hidhura duhen thënë.
Ti, natyrisht, atje ku ndodhesh tani,

nuk ke nevojë për ne, përndryshe

nuk do të ikje kaq papritur e sidomos

kaq shpejt.
(Në të vërtetë kështu doje gjithmonë

t’i mbaroje punët: shpejt dhe saktë,

nuk të zinte vendi vend sa t’ia dilje mbanë).
Mirëpo ne, ne i dashur Ari,

kemi kaq shumë nevojë për ty,
do të kemi akoma kaq shumë nevojë për ty.

Prej kësaj dite neve

na mungon një pjesë e trupit e në shpirt

ndihemi kaq shumë të varfër.
Rrugë të mbarë, Ari.
Dhe mirëutakofshim!

Athinë, 13 tetor 2000.


Arqile GJATA

TË LARTIT SI KËNDREVICA


(Motiv popullor lab)

Vjetët dot nuk ta prishën
gjakun që të rrjedh në rremba
flamurë e bukur qëndisur
që në kohën të lashtë nga nëna.
Aristidh Kola me penë
shkruajte për halle të rënda
i larti i Këndrevica,
si borë e ndriçuar nga hëna.
Emri yt do të jetojë
s’ka për të dalë nga kënga

Arben LLALLA

MIKUT TIM


U mblodhën në Athinë
shqiptarët të gjithë sot
të përcjellin Ari Kolën
në shtëpinë e fundit ZOT.
U mblodhën në Athinë
shqiptarët të gjithë tok
të brengosur e lot në sy
qajmë Aristidhin tonë.
Qani arvanitas, qani arbëresh
qani gurë, qani nëno
humbëm Aristidhin
në këtë vjeshtë ne.
Ari, mendje ndrituri,
nëpër shekujt plot re
i mblodhi arvanitasit
bashkë një ditë për ne.
Qani arvanitas, qani shqiptar
se humbëm Ari Kolën
vëllaun tonë të mirë
në këtë tetor ne.

Selanik, 17 tetor 2000.

Sotir GOXHAJ

BIR, O ARI ARVANITI


Si mal i rëndë ajo ditë,
Bir, o Ari Arvaniti,
Shqiptarët gjerdani yt,
Bir, o Ari Arvaniti,
I mbanin lotët në grykë,
Bir, o Ari Arvaniti,
Erdhën burrat e Shqipërisë,
Bir, o Ari Arvaniti,
Tek pena e historisë,
Bir, o Ari Arvaniti,
Kështu do të vijnë përherë,
Bir, o Ari Arvaniti,
Tek lisi me rrënjë të thella,
Bir, o Ari Arvaniti.

Nëntor 2000.


Bardhosh XHELAJ

ARVANITASI ARISTIDH KOLA


Mëmëdhe, ar i kulluar,
nuk ka tjetër përmbi ty,
prandaj je kaq i lakmuar,
prandaj të kanë halë në sy.

Zuzarisht të janë vërsulur,
ç’mbahet mend në histori,
thikën në shpinë të kanë ngulur,
me intriga e dhelpëri.

Të kanë vrarë, të kanë plagosur,
sa gjymtyrë t’i kanë hequr,
kjo gjë a do ketë të sosur,
padrejtësitë për t’i ndrequr.

Se burrat s’të kanë munguar,
si për penë dhe për shpatë,
që gjakun s’e kanë harruar,
prejardhjen nga ajo baltë.

Me emrin tënd krenohen
se janë burra të vërtetë,
prandaj rriten e ndriçohen,
me kokën mbajtur përjetë.

Bilbilos si zog bilbili,
fjalë e tij rubin i rrallë,
arvanitas Aristidhi,
shqiptarçe ballë për ballë.

Burrërisht i kamxhikos,
në fytyrë i fshikullon,
të pacipët i damkos,
kur sinorët u tregon.

Ne shpirti na fluturon,
si shqipe për Shqipërinë,
gjithë e thirri bubullon
mes shkreptimash ai rri.

Pa dridhur qerpiku flet,
si një krye perëndi,
aq nuk djegin as rrufetë,
i bën shkrumb e i bën hi.

Athinë, nëntor 1999.

Anonim:

KRENARISË SË KOMBIT,

ARISTIDH KOLA

Tek ti çdo gjë ish e gjelbër dhe e kaltër,
ashtu siç e dëshiroje ti,
ishte e kthjellët dhe e pastër,
e bukur e plot madhështi.

Besnik i paepur i prejardhjes
për të cilën mbaheshe krenar,
shtjellove dhe mbrojtje një sërë ngjarjesh,
në dhembshuri, afsh e zjarr.

Me dhimbje të kujtojmë e nderojmë
si ishe, me fjalën e pasionin flakë,
në gjurmët e tua do të shkojmë,
është njëlloj si të të japim jetë dhe gjak,

Më i kthjellët se ti nuk ishte kristali,
nga e tillë baltë ishe i ndërtuar,
se ishe dhe mbete bir shqiptari,
vdiqe, me Shqipërinë i dashuruar.

XHELADIN MJEKU


ARVANITASIT I TAKOVA NË PRISHTINË


Më ranë këmbët bulevardeve të Tiranës
Gjithë Vlorën kalova mespërmes deri në ullishtë
Mbrëmja në Elbasan më gjeti shesheve gjithandej
E askund nuk takova arvanitët, nuk takova njeri
As Aristidh Kolën, vetë mikun se gjeta dot
Asnjë për be nuk i takova në këto vise të lashtësisë
Heu ç’më pushtoi malli, më mbuloi zhgënjimi

Gjatëkohë po i kërkoja deri në thellësitë e jugut
Shumë mund për një çmallje, një takim me shkas
T’i tokim me afsh dhe këmbim fjalësh në pafundësi
Derisa t’ia nxjerrim rrënjën katrore mendimit
Për lëkundjet e shekujve, për ndritjen e historisë
Se ç’ më ranë këmbët bulevardeve, shesheve…

Zbrita në qytetin e fëmijërisë, në Kryeqytetin e lirisë
Bulevardi i librit gumëzhinte nga zërat e vizitorëve,
Kërkonin personazhet që duket se i kishin humbur
Dhe po kërkoja Arvanitët që duhej të kishin arritur
Bashk me Kolën kishin ardhur në përgëzimin e lirisë
Arvanitasit i takova gjithandej në Prishtinë
Në zemër të Dardanisë tashmë tok do rrijmë

Sheshet dhe bulevardet gjëmonin nga këngët arvanite
Kuvendohej në grupe, përqafimi nuk kishte mbarim
Vinin tok Ali Pashai me Marko Boçarin, me trimat e tij
Bubulina shpaloste rrugën kah ndriçon dielli i lirisë
Me Aristidh Kolën shfletonim Librin e dëshmisë
Dhe mëtonim të kuptohemi me Gjuhën e perëndive
-Arvanitët tashmë shlirshëm edhe këtej mund të vijnë
Bulevardeve të Tiranës, në Vlorë, Krujë, edhe në Prishtinë!


1) Veprën “Arvanitasit” e Aristidh Kolës, që sapo ishte botuar ato ditë, nuk e gjetëm në qytetet e Shqipërisë. Me t’u kthyer në Prishtinë, ky botim kishte arritur në Bulevardin e librit. Tashmë është pjesë e kujtesës historike dhe banore e përhershme e bibliotekës sime personale.

Aristidh Kolia miku me i mire i emigrandeve shqiptar ne Greqi

Ruaj marëdhënie të mira me shumë refugjatë shqiptarë

ARISTIDH KOLIA


Ruaj marëdhënie të mira me shumë refugjatë shqiptarë, shumë prej të cilëve bënë prokopi në Greqi dhe, me qëndrimin, punën, moralin e tyre të lartë, imponojnë tek njerëzit simpatinë dhe admirimin. Kohët e fundit përpiqem të kem marëdhëniei me njerëz të artit, të arsimit, të profesioneve të ndryshme tek të cilët kam theksuar vazhdimisht se… e kanë për detyrë të ndryshojnë opinionin negativ që është krijuar në Greqi për shqiptarët. Miku im K. Traboini krijoi gazetën “Egnatia”, të cilën vazhdon ta botojë e pasionuara Floriana Paskali. Këngëtari dhe piktori Robert Alia-Dragot, ka vënë në qarkullim një kasetë me këngë shqiptare dhe greke, ka bërë 4 ekspozita të sukseshme pikture, që krijuan ndjenjë dhe emocione të mëdha.
Mikja ime Majlinda Zeneli botoi një zgjedhje poetike dhe tërhoqi vëmendjen dhe mbarë opinionin.. Është një poezi që përveç interesit letrar ka edhe interes historik. Janë dëshmi tronditëse, refugjatësh të ndjeshëm shqiptarë në Greqi. Janë vjersha që nuk vijnë nga poetë të mëdhenj dhe të njohur, por në një moment do të bëhet e kuptueshme, se ato përbëjnë grimca tronditëse të fjalës, të artit dhe të eksperiencës. Gazetarë të mirënjohur si miku im Robert Goro punojnë në Greqi dhe gëzojnë respekt të veçantë. Ndërsa shumë artistë letrarë dhe poetë si Xhevahir Spahiu kanë ardhur në kontakt që të bëjnë të njohur në Greqi poezinë shqiptare dhe për këtë po bashkëpunojnë intelektualë kryesisht të përmendur që jetojnë si refugjatë në Greqi.


nga Intervista dhënë Albert Zholit
Athinë, 26 qershor 1996

IMAGES & SONGS FOR ARVANITES

  • ARISTIDH KOLIA - youtube -
  • MARKO BOCARI- Song
  • CELO MEZANI - Song
  • Vajzat e Thivës hedhin valle çame

ARVANITAS

ARVANITE: Po te dinja të këndonja...

Arvanite: Moj e bukura gjitone - Μόι ε μπούκουρα γκιτόνε

© COPYRIGHT TRABOINI 2010. ALL RIGHTS RESERVED!. Picture Window theme. Powered by Blogger.